Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër të mbaj seancën e jashtëzakonshme në orën 10:00, ashtu siç edhe ka bërë kërkesë opozita për debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbajtjes së Mbledhjes së Kryesisë në një deklaratë para mediave nuk ka dashur të bëjë komente tjera duke thënë se komentet politike do i bëjnë gjatë seancës së nesërme.
“Proceduralisht kemi vepruar në bazë të kërkesës së deputetëve, do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër me një pikë të rendit të ditës. Komentet politike do t’i themi nesër”, ka thënë ai.
Ai ka shfrytëzuar këtë rast që t’i urojë edhe nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.








