Nesër nis procesi mësimor në Kosovë
Pas tri javë grevë, nesër fillon procesi mësimor.
E vendimi për rifillimin e mësimit erdhi pasi që SBASHK-u dhe krerët shtetërorë u morën vesh për rritjen e pagave të mësimdhënësve.
Madje mbrëmë dhe u votua projektligji që parasheh rritje prej 20% për mësimdhënësit të cilit pagat me rritje do i marrin pas 6 muajsh kur ligji do të hyjë në fuqi.
Kujtojmë se në grevë ishte edhe mësimi i lartë pra ai universitar e pas rifillimit të mësimit do të mbahen edhe provimet e parapara të afatit të janarit në universitetet publike të Kosovës./Mesazhi/








