Nesër seancë e jashtëzakonshme për ajrin e ndotur

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që nesër në ora 15:00 të mblidhet Kuvendi për të diskutuar lidhur me ndotjen e ajrit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se duke pare gjendjen e cilësisë se ajrit jo vetëm ne Prishtine por edhe regjionet tjera e ka parë të arsyeshme që të diskutohet në Kuvend dhe te jepen disa rekomandime për institucionet.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për masat qe janë marrë nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit, transmeton lajmi.net.Veseli ka thënë se rekomandimet që do të dalin nga Kuvendi do të jetë të përkrahura nga të gjitha grupet parlamentare.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se e përkrahin një seancë të tillë, por ka pohuar se Kuvendi duhet të nxjerr rezolutë për gjendjen e ajrit e jo rekomandime. Ajo ka thënë se pa vendosjen e filtrave të ajrit dhe kontrollimit të cilësisë se naftës nuk do të tekë përmirësim të cilësisë së ajrit. Ajo ka propozuar që të ndahen mjete për mbjelljen e 1 milion trupave te pemëve nga Obiliqi në Prishtinë.

Ndryshe, pas shumë reagimeve autoritetet qendrore dhe lokale në Kosovë janë mobilizuar për të luftuar ndotjen e ajrit.