Ballina Lajmet Kosovë Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, në fokus zgjedhja e nënkryetarit nga...

Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, në fokus zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

Të premten, më 10 tetor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës konstituive, e cila do të ketë një pikë të vetme në rend dite: zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Në njoftimin zyrtar të Kuvendit, bëhet e ditur se seanca do të fillojë në orën 10:00.

“Seanca konstituive do të vazhdojë të premten, me një pikë të vetme, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb,” thuhet në njoftimin e Kuvendit.