Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të...

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij! Kritika Erdogan-it: Po i bën qejfin Teheranit

Izraeli do të vazhdojë të luftojë Iranin dhe aleatët e tij. Ky ishte paralajmërimi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një mesazh që kritikoi gjithashtu Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. “Izraeli, nën udhëheqjen time, do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist iranian dhe përfaqësuesit e tij”, shkroi Netanyahu në një postim në X. Ai më pas akuzoi Erdoganin se “po i bën qejfin” Iranit dhe është përgjegjës për “masakrat” e qytetarëve kurdë. “Fushata nuk ka mbaruar ende, por tashmë mund të thuhet qartë: kemi arritur rezultate historike”, tha Netanyahu.

“Ne e nisëm fushatën sepse Irani ishte shumë afër fuqisë bërthamore dhe aftësisë për të prodhuar qindra raketa në ditë. Këto janë dy kërcënime ekzistenciale që absolutisht duhej t’i eliminonim”, theksoi ai. Mesazhi nga Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale me akuzat për krime lufte në Gaza, vjen pavarësisht një armëpushimi me Iranin dhe negociatave të vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. /tema