New York Times godet kopjet e lojës Wordle

404 Media raporton se njoftimi i fundit nga organizata e lajmeve mund të rrëzojë jo vetëm objektivin kryesor, por edhe mijëra alternativa të lojës.

Ka pasur klone të panumërta të Wordle edhe përpara se New York Times ta blinte në 2022.

Siç duket The Times është përpjekur të godasë klonet e Worlde dhe së fundi ka njoftuar zhvilluesit dhe autoritetet përkatëse duke kërkuar mbylljen e tyre.

404 Media raporton se njoftimi i fundit nga organizata e lajmeve mund të rrëzojë jo vetëm objektivin kryesor, por edhe mijëra alternativa të lojës.

The Times dërgoi një kërkesë për rrëzimin e Reactle, një klon i Worlde krijuar nga Chase Wackerfuss. Ai tha se nuk kishte në plan ti hynte një beteje ligjore me median në fjalë dhe fshiu repon ku gjendej Reactle në GitHub.

Kodi i tij është përdorur 1900 herë për të krijuar versione të Wordle në gjuhë të ndryshme. Disa prej versioneve ishin me dy lojtarë ndërsa të tjera përmbanin emoji dhe simbole në vend të germave dhe fjalëve.

The Times pretendonte në kërkesën e saj pronësinë mbi emrin Wordle por edhe mënyrën sesi funksionon ajo.