“New York Times” i kërkoi falje Netanyahut për karikaturën

Gazeta amerikane “New York Times” i kërkoi falje kryeminstrit izraelit Benjamin Netanyahu, për shkak të karikaturës e cila u publikua në këtë gazetë të enjten, në të cilën Netanyahu portretizohet si “qeni i cili e udhëheq Trumpin”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një karikaturë e cila u shpall të enjten në edicionin e shtypur të “New York Times”, ndërsa në të cilin Netanyahu tregohet si “qeni i cili udhëheq Trumpin”. Pas shumë reagimeve për karikaturën, “New York Times” i kërkoi ndjesë Netanyahu.

Në njoftimin theksohet se karikatura në fjalë “përmban metaforë anti-semitike”, duke porositur se: “Ishte e shëmtuar dhe dhënia e lejes për të botuar këtë karikaturë ishte vendimi i gabuar”.

Pasi karikatura u botua në New York Times, ajo hasi në reaksione të shumta në rrjetet sociale me komente se ishte antisemitike.