Newcastle fitore të thellë ndaj PSG-së

Newcastle United ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve duke triumfuar kundër Paris Saint-Germainit, fitore kjo e para pas 20 viteve në Ligën e Kampionëve.

Ekipi anglez fitoi 4:1 kundër gjigantit francez të futbollit në stadiumin “St.James Park”.

Almiron hapi serinë e golave në minutën e 17-të, për ta dyfishuar më pas Burn gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Longstaff në minutën e 50-të i dha goditjen e tretë mysafirëve nga Parisi.

Kampionët e Francës tentuan të ktheheshin në lojë me golin e Hernandez në minutën e 56-të, por kjo ishte e gjitha çfarë ata bën.

Skuadra angleze kompletoi edhe golin e katërt në kohën shtesë me anë të Schar.

Newcastle United me këtë fitore renditet në pozitën e parë në Grupin F me katër pikë, ndërkohë PSG-ja ka një më pak në vendin e dytë.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Milan e Dortmund.