Newcastle mposht Manchester Unitedin, e kalon edhe në tabelë

Skuadra e Newcastle United ka shënuar fitore të madhe në shtëpi në javën e 29-të në Premier League.

Ekipi i Eddie Howe mposhti Manchester Unitedin me rezultatin 2 me 0, shkruan Lajmi.net

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë dhe të dyja ishin të realizuar me kokë nga lojtarët vendas.

Fillimisht në minutën e 65’të shënoi Willock, pas asistit nga Saint Maximin dhe më pas golin e fundit në ndeshje e realizoi Wilson në minutën e 88’të, pas asistit nga Trippier.

Me këtë fitore, Newcastle United ngritët në pozitën e tretë me 50 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi (50).