Nga 23 raste të reja me koronavirus, 18 janë nga Ferizaji

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Insitutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës janë testuar 189 mostra të dyshuara për virusin COVID-19 dhe 23 prej tyre kanë dalur pozitive.

Ferizaji ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus pas testimit të sotëm, gjithsej 18 raste, ndërsa 2 raste të tjera janë në Viti, 1 në Han të Elezit, 1 në Prizren dhe 1 në Prishtinë.

 Vlen të theksohet gjithashtu se sot janë shëruar edhe 14 pacientë të infektuar me koronavirus në Kosovë.