Ngushtohet diferenca mes Android dhe iOS

Aty ky Apple sundon është Amerika e Veriut dhe Oqeania me 54% të tregut ndjekur nga Android me 45%.

Sistemi operativ mobile i Google është padyshim më i përdoruri në botë ndërsa prodhuesit e smartfonëve mbështeten tek Android për ti bërë harduerët e tyre funksionalë.

Android kontrollonte 77.32% të tregut global të sistemeve operativ ndërsa nga Janari 2022 kjo shifre ka rënë në 69.74%. Gjatë këtyre 4 viteve adoptim i iOS u rrit nga 19.4% në 25.49%, një rritje me 6%.

Pjesa tjetër prej 1.58% e humbur nga Android ka shkuar tek sisteme operative të tjera të vogla.

Ky ndryshim nuk do të thotë se dominimi i Android kërcënohet, por pavarësisht raporteve zhgënjyese të shitjeve të modeli buxhetor iPhone SE që konkurron me shumicën e telefonëve Android, strategjia e Apple është diversifikimi i linjës iPhone dhe iPad.

Po pjesët e tregut ndryshojnë sipas rajoneve. Vendet Afrikane që janë më të varfra dominon Android me 84% ndërsa iOS ka vetëm 14%.

Një histori e ngjashme është edhe në Azi dhe Amerikën e Jugut me 81% dhe 90% të tregut dominuar nga Android. Në këto rajone iOS ka 18% dhe 10% të tregut.

Aty ky Apple sundon është Amerika e Veriut dhe Oqeania me 54% të tregut ndjekur nga Android me 45%. /PCWorld Albanian