Të mërkurën ka nisur shqyrtimi fillestar i dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.
Në qershor të 2024-s, Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policia i kishin arrestuar të pandehurit në Ferizaj.
Ata dyshohet se kanë bërë spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
BIA serbe kishte reaguar, duke mohuar se të dyshuarit kanë pasur ndonjë lidhje me të.








