Nis takimi i Osmanit me Lajçakun dhe Escobarin

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe atë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak dhe Escobar janë takuar dje edhe me kryeministrin Albin Kurti. Dyshja kanë dhënë mesazhe për kthim të qetësisë në veri dhe që Kosova dhe Serbia të përqendrohen në dialog.

Pas takimit me Osmanin, emisarët do të takohen edhe me opozitën.