Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me liderët e partive politike, ku do t’u kërkojë të deklarohen nëse kanë numrat për të formuar qeverinë e re.

Megjithatë, bazuar në deklaratat e mëparshme, asnjë subjekt politik nuk ka arritur të sigurojë shumicën në Kuvend. Për këtë arsye, opsioni i vetëm mbetet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para takimit për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeveris tha:“Do të përpiqemi që të gjejmë një zgjidhje dhe falënderojmë zonjën Presidente për organizimin e takimit.”