Nishani pritet me nderime shtetërore nga Thaçi

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tashmë ka mbërritur në sheshin “Ibrahim Rugova” ku është pritur me nderime shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi.

Të dy presidentët kanë zhvilluar edhe një takim, ndërsa në ora 11:00 do të dalin në konferencë të përbashkët për media.