Ballina Lajmet Kosovë Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës.

Ai kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, thuhet në njoftim.

Në takim sipas zyrës së BE-së në Kosovë, u diskutua për mbështetjen politike dhe financiare që vendet e BE-së i ofrojnë Kosovës në rrugën drejt integrimit.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës”, tha Schuebel.