Një 56-vjeçare “hahet” e gjallë nga derrat e saj

Një grua 56 vjeçare është “ngrënë e gjallë” nga derrat e uritur. Fermerja nga Rusia shkoi të ushqente kafshët, por i ra të fiktë ose pësoi sulm epileptik, njoftoi policia.

Derrat e uritur e sulmuan dhe i hëngrën pothuajse gjithë fytyrën, veshët dhe krahët. Pasi humbi shumë gjak, gruaja ndërroi jetë në Malopurginsky, rreth Udmurtia.

Bashkëshorti i saj ishte i sëmurë dhe u zgjua ta kërkonte kur kuptoi se po vonohej. Ai shkoi për ta kërkuar dhe e gjeti trupin e saj pjesërisht të përpirë në stallë. Detektivët thanë se nuk kishin hasur prej vitesh një rast “tronditës” të tillë.