Një i fëlliqur i ikur nga kjo botë me vetë(vrasje) në burg që ka fëlliqur elitën botërore
Një video e re shqetësuese që tregon një intervistë me Jeffrey Epstein është publikuar së fundmi, e panjohur më parë.
Videoja e tregon atë duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh të pakëndshme në një intervistë të regjistruar në rrethana të panjohura. I veshur me një këmishë të zezë dhe me syze, Epstein u përball me pyetje në lidhje me origjinën e pasurisë së tij.
Kur u pyet nëse paratë e tij janë “të pista”, Epstein përgjigjet:
“Jo, nuk janë.”
Kur pyetet pse jo, ai thotë:
“Sepse i fitova.”
Kur i thanë se e bëri pasurinë e tij “duke këshilluar njerëzit më të këqij në botë që bëjnë dëme të mëdha”, Epstein përgjigjet se “etika është gjithmonë një temë komplekse”. Pastaj ai deklaron se dhuroi një pjesë të parave për të zhdukur poliomelitin në Pakistan dhe Indi.
Biseda më pas merr një ton më serioz kur bashkëbiseduesi e pyet:
“Çfarë je ti, një grabitqar seksual i nivelit 3?”
“Niveli i parë. Më i ulëti,” përgjigjet Epstein.
Kur pyetet nëse marrësit e donacioneve të tij e dinë nga vijnë paratë, Epstein thotë:
“Mendoj se nëse do t’u thoshe atyre se vetë djalli tha, ‘Do të shkëmbej disa dollarë për jetën e fëmijës tënd’…”
Bashkëbiseduesi pastaj pyet:
“A mendon se je vetë djalli?”
“Jo, por kam një pasqyrë të mirë,” përgjigjet Epstein.
Kur pyetja përsëritet – “A mendon se je vetë djalli?” – Epstein përgjigjet:
“Nuk e di. Pse e thua këtë?”
Bashkëbiseduesi e fillon shpjegimin me fjalët:
“Sepse ke të gjitha cilësitë”
Epstein e ndërpret:
“Jo. Djalli më tremb.”
Intervistuesi nuk shfaqet në video, por sipas një raporti të Sky News, është Steve Bannon, ish-strategu kryesor i Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Bannon kaloi shtatë muajt e parë të mandatit të parë presidencial të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.
Nuk dihet se kur dhe ku është regjistruar intervista, kush e ka regjistruar atë, apo pse pikërisht Bannon foli me Epstein. /tesheshi.com/




