Leksioni moral i këtij zyrtari amerikan për shpirtshiturit e Tiranës
Drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit Joe Kent ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se “nuk mund ta mbështesë me ndërgjegje të pastër luftën e administratës Trump kundër Iranit”.
“Irani nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se ne hymë në këtë luftë për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobi i tij i fuqishëm amerikan”, tha Kent.
Kent është një ish-kandidat politik i cili është lidhur me ekstremistët e krahut të djathtë. Ai u zgjodh në këtë pozicion në korrik të vitit të kaluar me një votim në Senat, me rezultat 52 me 44, sipas AP.
Kujtojmë se Trump, në një fjalim të kohëve të fundit nga Zyra Ovale, njoftoi se kishte parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Pra, duke sulmuar Iranin.
Por për një mendje normale, asnjë fjalë e tij, sado të jetë presidenti i shtetit më të fuqishëm nëglob, nuk duhet marrëparasysh. Kjo pasi niveli i absurditeteve të tij ka kaluar tashmë çdo cak.
Dhe ky zhvillim në SHBA, vend agresor ndaj Iranit për llogaritë e ulëta e gati çnjerëzore të Izraelit, ndodh për ironi mu në kohën që Tirana, nga një qeveri amorale, shpall Iranin “shtet terrorist” edhe pse nga ky shtet nuk është vrarë asnjë shqiptar. /tesheshi






