Një i vdekur e një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Klinë – Gjakovë

Një person ka vdekur e një ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Klinë – Gjakovë, në fshatin Volljakë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi në një përgjigje me shkrim.