Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 200 të tjerë janë plagosur në protestat anti-qeveritare në kryeqytetin irakian Bagdad, shifra që u njoftuan në një deklaratë nga qeveria irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, mediat lokale raportuan se të paktën tre persona u vranë nga të shtënat e sigurisë irakiane dhe rreth 130 të tjerë u plagosën, shumica e të cilëve pësuan nga gëzhojat e gazit lotsjellës.
Demonstratat në Bagdad shpërthyen kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Adil Abdul-Mahdi.
Sipas dëshmitarëve okularë, demonstratat u zhvilluan pas thirrjeve të aktivistëve të cilët përmendën dështimin e qeverisë për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve dhe për të zbatuar programet e saj.








