Një anëtar i forcave të sigurisë siriane u vra dhe dy të tjerë u plagosën pas një sulmi vetëvrasës në qytetin verior të Alepos, njoftoi Ministria e Brendshme e Sirisë.
Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi mbrëmjen e Vitit të Ri, kur një person i dyshuar për lidhje me grupin Daesh tentoi të shënjestrojë një kishë, por shpërtheu rripin shpërthyes pranë një patrulle sigurie në lagjen Bab Al-Faraj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nour Al-Din Al-Baba, deklaroi se hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar identitetin e sulmuesit, i cili dyshohet se kishte prapavijë ideologjike ose organizative të lidhur me Daesh. Deri tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sulmi vjen në një kohë kur autoritetet siriane kanë shtuar bashkëpunimin me forcat amerikane në luftën kundër Shtetit Islamik. Pamjet e publikuara nga agjencia shtetërore SANA tregojnë dëme të mëdha materiale në vendin e shpërthimit. /mesazhi







