Një në tre pemë të egra në rrezik zhdukjeje

Të paktën 30% e llojeve të pemëve në botë po përballen me rrezikun e zhdukjes, thuhet në një vlerësim të ri. Llojet variojnë nga specie të njohur lisash e manjolash deri në drurë tropikalë.

Pemë të mëdha tropikale të njohura si dipterokarpe rrezikohen nga plantacionet e vajit të palmave, lisat në Meksikë, Kili e Argjentinë nga përdorimi i tokave për ferma.

Pemët e abanozit dhe palisandrit në Madagaskar për shkak të prerjes, manjolat nga mbledhja e pakontrolluar, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut pesticidet dhe sëmundjet po mbysin mushkëritë e planetit.

Ekspertët thonë se 17.500 specie pemësh rrezikohen, që do të thotë 2 herë më shumë se sa gjitarët, zogjtë, amfibët dhe zvarranikët e marrë së bashku.

142 lloje pemësh janë zhdukur tashmë nga bota e egër, 442 ndodhen në prag dhe mbeten më pak se 50 pemë individuale. Një milionë lloje kafshësh dhe pemësh kërcënohen nga zhdukja.

Në 300 vitet e fundit, sipërfaqja globale e pyllëzuar është reduktuar me 40% dhe 29 shtete kanë humbur 90% të mbulesës së gjelbër./tvklan