Problemet tashmë janë përhapur gjerësisht duke përfshirë bizneset në Europë të cilat filluan punën mëngjesin e sotëm. Aktualisht televizioni Britanik Sky News nuk mund të bënte transmetimet e buletinit të lajmeve ditore duke treguar një mesazh ku kërkonte falje për ndërprerjen.
Mijëra kompjuterë Windows janë duke u ballafaquar Ekranin Blue të Vdekjes (BSOD) në momentin e ndezjes ditën e sotme duke prekur banka, kompani ajrore, televizione, supermarkete dhe shumë biznese në mbarë botën.
Një përditësim problematik nga ofruesi i shërbimeve të sigurisë kibernetike CrowdStrike është duke rrëzuar kompjuterët dhe serverët offline duke i detyruar të rindizen pafundësisht.
CrowdStrike përdoret gjerësisht nga shumë biznese në mbarë botën për menaxhimin e sigurisë së kompjuterët dhe serverëve Windows. Bankat, televizionet dhe kompanitë ajrore në Australi ishin të parat që ngritën alarmin ndërsa mijëra kompjuterë dolën offline.
Problemet tashmë janë përhapur gjerësisht duke përfshirë bizneset në Europë të cilat filluan punën mëngjesin e sotëm. Aktualisht televizioni Britanik Sky News nuk mund të bënte transmetimet e buletinit të lajmeve ditore duke treguar një mesazh ku kërkonte falje për ndërprerjen.
Ryanair, një prej kompanive ajrore më të mëdha në Europë, tha se është duke u përballur me probleme teknike dhe që kanë ndikuar tek vonesat në fluturime.
Autoritetet Amerikane thanë se të gjitha fluturimet nga Delta, United dhe American Airlines janë ndaluar për shkak të një problemi në komunikim. Aeroporti i Belinit gjithashtu paralajmëroi për vonesa në udhëtime për shkak të problemeve teknike.
CrowdStrike tha se kishte marrë raportime të shumta për BSOD në Windows dhe se kishte identifikuar problemin duke anuluar përditësimin problematik. Por kompjuterët e prekur nuk ndihmohen dot nga ky përditësim.
Qindra administratorë IT në Reddit raportuan probleme dhe përshkruan hapa për të dalë nga cikli i rindezjes së kompjuterëve duke hyrë në “Safe Mode” dhe më pas fshirë disa të dhëna në direktorinë e CrowdStrike.
Një përdorues tjetër thoshte se tërë kompania e tyre ishte offline ndërsa një tjetër raportonte se 70 përqind e laptopëve të tyre kishin ngelur në ciklin e rindezjes. Krahas këtij problemi, Microsoft gjithashtu po rikuperohet nga disa probleme të tjera me aplikacionet dhe shërbimet Microsoft 365.








