Një problem sigurie në Office po përdoret në sulme kibernetike

Dobësia e sigurisë njohur me emrin e koduar CVE-2021-40444 prek të gjithë versionet Windows Server nga 2008 dhe Windows 7 së bashku me Windows 10.

Hakerët po shfrytëzojnë në mënyrë aktive një problem sigurie në suitën e aplikacioneve të produktivitetit Office.

Dobësia e sigurisë njohur me emrin e koduar CVE-2021-40444 prek të gjithë versionet Windows Server nga 2008 dhe Windows 7 së bashku me Windows 10.

Ajo çfarë hakerët po bëjnë është dërgimi i një dokumenti Office përdoruesve dhe nxitur ata ta hapin. Me tu klikuar, automatikisht hapet shfletuesi Internet Explorer  që i dërgon ata tek në faqe ueb e cila ka ActiveX dhe shkarkon menjëherë maluerin e kompjuter.

Gjiganti i softuerit tha se Microsoft Defender Antivirus dhe Microsoft Defender for Endpoint mund të identifikojnë dobësinë e sigurisë dhe parandalojnë infektimin. Microsoft rekomandon përdoruesit të çaktivizojnë ActiveX në Internet Explorer.

Në uebsajtin e Microsoft shpjegohet sesi bëhet çaktivizimi i ActiveX. /PCWorld Albanian