Zbulohen disa mikroorganizma që ushqehen me gazin metan
Në tabanin e detit ekziston një rrjet elektrik i gjallë. Sipas një studimi të Universitetit Southern California ky rrjet është i krijuar nga mikroorganzima, që ushqehen me metan, një gaz serë shumë më i fortë se CO2.
Studimi i publikuar në Science Advance shpjegon se mikrobet, edhe te ndryshme nga njëri-tjetri, punojnë bashkë duke krijuar rrjetën elektrike, në gjendje të konsumojë këtë gaz që del nga tabani, para se të arrijë të ngjitet e të çlirohet në atmosferë.
Zbulimi mund të ndihmojë në krijimin e strategjive inovative kundër gazrave serë që prodhohen nga aktiviteti njerëzor.
Procesi është vëzhguar me imtësi se si mikroorganizmat bashkëpunonin me njëri-tjetrin, duke transferuar elektronet, e duke u bashkuar në një lloj rrjete energjie, me shkëmbim të ndërsjelltë, duke vepruar si pajisje natyrale e duke krijuar ekosisteme mikrobike me impakt të madh e pozitiv për zinxhirin e jetës.








