Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një tërmet 5.3 ballë godet verilindjen e Egjiptit

Një tërmet 5.3 ballë godet verilindjen e Egjiptit

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi provincën verilindore të Egjiptit, Ismailia, sot herët, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), transmeton Anadolu.

AFAD tha se tërmeti ndodhi në orën 3 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej 5.47 kilometrash.

Mediat lokale egjiptiane raportuan se tërmeti u ndje në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kajro, pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.

Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane njoftoi se nuk ka marrë asnjë raport për të lënduar apo dëme deri më tani. Ajo u bëri thirrje banorëve të shmangin ndërtesat e vjetra ose të plasaritura dukshëm.

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit aktivizoi planin e saj të reagimit emergjent dhe vendosi spitalet në gatishmëri maksimale.