Një tjetër stablecoin algoritmik ra nën 1 dollarë

USDD, një tjetër stablecoin algoritmik që duhet të qëndrojë gjithnjë i barabartë me 1 dollarë, ra ditën e Dielë deri në 93 cent.

Një stablecoin kontrovers lançuar pak përpara kolapsit të një monedhe tjetër quajtur terraUSD po has vështirësi të ruajë vlerën e 1 dollarëve.

USDD, një tjetër stablecoin algoritmik që duhet të qëndrojë gjithnjë i barabartë me 1 dollarë, ra ditën e Dielë deri në 93 cent.

Krijuesi i monedhës ka grumbulluar një rezervë bitcoin dhe asetesh të tjera dixhitale me vlerë 2 miliardë dollarë në rast se investitorët largohen në masë.

Situata ka ngritur shqetësimet e përsëritjes së një situate të ngjashme me terraUSD ose UST. Zhvlerësimi i UST nisi një shitje masive të kriptomonedhave dhe situata u përkeqësua akoma më tepër në javët e fundit.

Tron DAO Reserve që mbikëqyr dhe menaxhon stablecon, tha se një nivel paqëndrueshmërie pritej në çmimin e USDD për shkak të natyrës së saj të decentralizuar.

Përmes një cicërime në Twitter javën e kaluar Tron DAO Reserve tha: “Një përqindje paqëndrueshmërie është e pashmangshme. Aktualisht është në vlera +- 3%.

Ditën e sotme USDD tregtohej me afro 97 cent. /PCWorld Albanian