Ballina Kuriozitete “Një tren mbi dallgë”, i fundit i këtij lloji në Europë

“Një tren mbi dallgë”, i fundit i këtij lloji në Europë

Artikull i BBC-së, përshtatur në shqip

Një eksperiencë unike në Evropë po rrezikohet nga një urë e re gjigante.

Treni që lidh Milano-n me Siçilinë, përfundon me një kalim rrallë herë të parë për një tren, duke u ngarkuar mbi një traget për të kaluar ngushticën e Messinës. Ky shërbim mbetet i vetmi në Evropë ku udhëtarët e trenit udhëtojnë mbi det.

Trageti lundron në ujërat e trazuar të ngushticës, nën hijen e maleve të largëta të Siçilisë dhe pranë statujës së artë të Madonnës në portin e Messinës, që bekon udhëtarët. Çdo mëngjes, pas ndarjes së trenit në Villa San Giovanni, vagonët ngarkohen në traget dhe transportohen në Messina për të vijuar më pas udhëtimin drejt Palermos ose Sirakuzës.

Francesca Serra, drejtoreshë e operacioneve të Intercity pranë Trenitalia, thotë se ky është një “ritual i vogël inxhinierik që lidh dy brigje dhe dy botë çdo ditë: studentë, punëtorë, familje, turistë që zgjedhin ritmin e ngadaltë të këtij treni gjatë natës”.

Por kjo lidhje e veçantë mes tokës dhe detit mund të marrë fund.

Në gushtin e ardhshëm, qeveria italiane rilançon projektin për një urë gjigante mbi ngushticën e Messinës, me vlerë 13.5 miliardë euro. Mbështetësit e shohin si një hap përpara, ndërsa kritikët paralajmërojnë për pasojat në infrastrukturën e Italisë së Jugut.

Udhëtimi me trenin Intercity Notte ofron një përvojë të veçantë: nisja nga Milano në mbrëmje, kalimi përgjatë bregdetit të Italisë, përjetimi i jetës në vagonët e hapur dhe mëngjesi në Calabria.

Villa San Giovanni, vagonët e trenit ngarkohen mbi traget, një proces i mirëorganizuar nga ekuipazhi, që mban gjallë një traditë të nisur që në vitin 1899.

Ky kalim ka ekzistuar dikur në disa vende të Evropës, por pas mbylljes së shërbimeve në Gjermani, Danimarkë dhe Suedi, Intercity Notte mbetet i vetmi shërbim i tillë.

Treni i natës po njeh një rilindje, pasi udhëtarët kërkojnë alternativa më të ngadalta dhe më të qëndrueshme ndaj fluturimeve. Më shumë se 60% e udhëtarëve e përdorin për udhëtime pushimesh, ndërsa pjesa tjetër kthehen në vendlindje.

Për italianët, ky tren është më shumë se një kuriozitet: është një simbol i jashtëzakonshëm për siçilianët, që shpesh lidhet me kujtime të fëmijërisë apo entuziazmin e rikthimit në shtëpi.