Njerëz që e duan vendin e tyre dhe “gomerë” që e shesin atë…

Në vitin 1898 Damaskun e vizitoi perandori gjerman, Wilhelm II.
Doli nëpër qytet dhe u prit me një pritje të ngrohtë.
Gjatë pritjes së tij, diku në hyrje të kalasë, perandoresha, gruaja e Wilhelmit pa një gomar të bardhë të bukur, që i tërhoqi vëmendjen dhe kërkoi nga guvernatori i Damaskut, atë kohë, Mustafa Asim Pasha, t’ia siguronte në mënyrë që ta merrte me vete në Berlin.
Guvernatori filloi të kërkonte për të zotin e gomarit dhe ai quhej Ebul-Khajr Til’lu, prej të cilit kërkoi që gomarin t’ia dhuronte gruas së perandorit, por ai i kërkoi të falur, sepse nuk mund ta bënte këtë gjë.
Guvernatori u zemërua dhe atëherë i propozoi Ebul-Khajrit t’ia shiste gomarin, por ai këmbëngulte të refuzonte duke i thënë:
O Efendi, unë kam gjashtë kuaj të mrekullueshëm, nëse do, unë ia jap të tërë dhuratë perandoreshës, pas asnjë kompensim, ndërsa gomarin, atë jo!
Guvernatori u habit prej kësaj përgjigjeje, prandaj e pyeti për shkakun.
Til’lu ia ktheu duke buzëqeshur: “Zotëria im, nëse ata e marrin gomarin për në vendin e tyre, atëherë gazetat e botës do të shkruajnë për të dhe njerëzit do të pyesin, se prej nga është gomari?
Ata do t’i përgjigjen: Prej Damaskut (Shamit). Kështu, “gomari damasken” do të bëhet bisedë e njerëzve dhe ndoshta çështje tallëse.
Njerëzit do të thonë: A mund të imagjinohet, se perandoresha gjermane nuk ka gjetur në Damask diçka që e ka mahnitur, përveçse gomari?! Për këtë arsye nuk ia jap asaj dhe as nuk e shes!”
Guvernatori ia përcolli këtë lajm perandorit dhe perandoreshës, ku të dy qeshën dhe i mahniti përgjigja. Ndërkohë, perandori nxori dekretin e tij, ku i jepte Til’los dekoratë nderi.
___________________
Ka disa njerëz, që i frikësohen opinionit jo të mirë për vendin e tyre, ku njerëzit mund të flasin keq për të.
Ndërkohë ka edhe gomerë, që e shesin vendin e tyre dhe gjithçka ka në të!

Nga: Lavdrim Hamja