Njeriu i mirë që duam të edukojmë…

Një nga muslimanët bashkëkohorë, Zoti e mëshiroftë, e përshkruante njeriun e mirë musliman prej të cilit pritet hajr me 10 cilësi:

Ai thoshte: “Njeriu i mirë që duam të edukojmë, duhet të jetë:

1- I shëndoshë në besimin e tij.
2- I rregullt në adhurimin e tij.
3- I fortë në moralin e tij.
4- I rregullt në trupin e tij.
5- Me kulturë të gjerë.
6- I aftë për të fituar.
7- I dobishëm për të tjerët.
8- Shumë kërkues ndaj vetes së tij.
9- I kujdesshëm ndaj kohës së tij.
10- I sistemuar në punët e tij.

Prej këtij njeriu, dashtë Allahu, do të vijnë shumë mirësi”.

Qëllimi kryesor i kësaj feje është njeriu i mirë. Islami kërkon njerëz të punës dhe jo njerëz të historisë. Mos thuaj: “Ka qenë babai im, ka qenë gjyshi im”, por tregoje me punën tënde se kush je ti. Ky është njeriu që kërkon Zoti i gjithësisë, njeri që e tregon veten e tij me punë, me angazhim.

Nga: Hoxhë Hasan Baftijari