NORA GJAKOVA E ARGJENDTË

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka siguruar medaljen e argjendtë në Lojërat Europiane “Minsk 2019”.

Ajo arriti në finale duke triumfuar në dy përballje, mirëpo në fund u mposht nga kundërshtarja ruse, Daria Mezhetskaia.

Të dyja xhudistet garuan në kategorinë -57 kilogramë, transmeton Klan Kosova.

Në “Minsk 2019” ka triumfuar edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj gare.