Nothing thotë se ka shitur 3 milionë produkte

Përmes një postimi në X, themeluesi dhe CEO Carl Pei njoftoi se kompania ka shitur 3 milionë produkte përgjatë tre viteve të fundit.

Nothing, startupi i themeluar nga Carl Pei i cili lançoi smartfonin e tretë këtë vit, thotë se ka shitur 3 milionë produkte deri më sot.

Përmes një postimi në X, themeluesi dhe CEO Carl Pei njoftoi se kompania ka shitur 3 milionë produkte përgjatë tre viteve të fundit.

Edhe pse detajet mungojnë, kjo shifër padyshim përfshin edhe produkte të tjera përtej smartfonëve siç janë kufjet wireless. Nothing lançoi brendin në 2021 me Northing Ear (1), një palë kufje wireless të cilat u bënë shumë popullore.

U pasuan nga Ear (2) dhe Ear (stick) në fillim të 2023.

Telefoni i parë debutoi në 2022, Nothing Phone (1). Në 2023 erdhi me specifika më të mira dhe harduer të përmirësuar Nothing Phone (2).

Në fillim të këtij viti debutoi Nothing Phone (2a), një smartfon i segmentit të mesëm prej 350 dollarësh. Ndërkaq kompania ka paralajmëruar kufje të reja wireless me 18 Prill dhe ka dy smartfonë të tjerë që do të vinë këtë vit.