Nuk ka rëndësi, çfarë mendoj UNË për ty…,Ajo që vërtet ka peshë është, çfarë mendon TI për VETVETEN.
Në një botë ku shpesh gjykohemi nga sytë e të tjerëve, ku opinionet e huaja na ndjekin si hije, është lehtë të harrojmë se…,
ZËRI më i RËNDËSISHËM është ai që vjen, nga BRENDA nesh.
Vetëvlerësimi, Vetëbesimi dhe Dashuria për VETEN janë themelet e çdo ZHVILLIMI PERSONAL.
Nuk janë fjalët e të tjerëve ato që përcaktojnë vlerën tënde…,
është mënyra si ti e sheh vetveten, si flet me veten, dhe si zgjedh të ecësh përpara, pavarësisht gjithçkaje.
Ndalo një çast sot dhe pyet veten:
A po i besoj mendimeve të të tjerëve, apo po ia jap vetes të drejtën të besoj në VLERËN time?
Sepse ndryshimi fillon pikërisht aty…,
në mënyrën si e sheh dhe e trajton vetveten.
Vehbi Zeqiri








