Ballina Artikuj Nuk ka vend për panikë – nga besimi ka vetëm mirësi

Nuk ka vend për panikë – nga besimi ka vetëm mirësi

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

~ Mos i pengoni fëmijët nëse dëshirojnë të kryejnë ndonjë rit fetar si; agjërimi, lutja apo forma të tjera adhurimi.
~ Në një botë që shpesh i tërheq të rinjtë në spiralén e zbrazëtisë dhe hutimit moral, përvoja shpirtërore mund t’u japë atyre një ndjenjë kuptimi, disipline dhe orientimi të brendshëm.
~ Besimi shpesh u jep krahë dhe energji kozmike, duke i larguar nga rrugët delikuente dhe nga degjenerimi post-modern.
~ Nuk ka arsye për frikë apo panik. Fëmijët shqiptarë nuk asimilohen aq lehtë.
~ Historia jonë është dëshmi e kësaj qëndrueshmërie. Shqiptarët kanë kaluar nëpër shumë epoka, perandori dhe ndikime fetare.
~ Një pjesë u bë e krishterë në periudhën romake, më vonë disa u bënë ortodoksë, ndërsa pjesa më e madhe më pas përqafoi islamin ( Shqiptarët hynë me shumicë në besimin Islam pa dhunë dhe presion- Noel MALCOM- Një histori e shkurtër për Kosovën).
~ Megjithatë, identiteti shqiptar nuk u tret në asnjë prej këtyre transformimeve.
~ Ne nuk u bëmë as romakë, as grekë, as turq apo arabë.
Ne mbetëm shqiptarë.
~ Prandaj edukoni dhe lejojini fëmijët tuaj të rriten në besim, por kujdesuni që besimi të mos shndërrohet në indoktrinim.
~ Është e rëndësishme të dallojmë kulturën nacionale nga ajo fetare, siç e thekson edhe Tariq Ramadan (Prof., në Universitetin e Oxfordit).
~ Një shqiptar mund të bëhet më i devotshëm në besimin e tij dhe njëkohësisht të mbetet shqiptar. Në shumë raste, këto dy dimensione nuk përjashtojnë njëra-tjetrën – përkundrazi, mund ta forcojnë njëra-tjetrën.
~ Nuk ka vend për panik.
~ Unë jam musliman europian.
~ Jam shqiptar dhe çdo shqiptar për mua është gjaku im kombëtar.
~ Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të jem vetëm një besimtar i thjesht në Zotin e Madh – dhe përgjegjës për Atdheun tim me pendë dhe me armë.
~ Prof.Dr. Rrahman Ferizi