Përderisa fëmijët në vendet e zhvilluara, mungesën e një telefoni celular ose pajisjeve tjera teknologjike e konsiderojnë për varfëri, fëmijët në Pakistan pasurinë e gjejnë në gjëra të vogla, shkruan Anadolu Agency (AA).
Për ta, lumturi paraqesin familja dhe miqtë dhe koha e kaluar me ta, ndërkohë që për pasuri llogarisin edhe më shumë vakte në ditë dhe mundësi për shkollim, qoftë edhe në ndonjë dhomë e cila nuk i ngjan një klase.
Në mënyrën të ilustruar më lartë, jetojnë fëmijët në fshatin Hukran, i cili është rreth 100 kilometra larg nga qyteti Multan, në provincën Punxhab të Pakistanit.
Ndërsa prindërit, vëllezërit e motrat e tyre kujdesen për kafshët, shtëpinë dhe familjen, më të vegjlit i gëzohen lojës me miqtë.
Temperaturat e ajrit në periudha të caktuara rriten edhe në 50 gradë Celsius, që është një arsye më shumë për fëmijët të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi për të shijuar lojën në ujë.
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Credits: ( Mahmut Serdar Alakuş – Anadolu Agency )








