Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan të hënën se numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva ushtarake izraelite që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 73.035, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 173.368.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar trupat e tre personave të vrarë, ndërsa 11 të tjerë janë pranuar për trajtim mjekësor pas plagosjeve.
Burimet shtuan se që nga fillimi i armëpushimit aktual më 11 tetor 2025, janë vrarë 1.024 palestinezë dhe janë plagosur 3.260 të tjerë.
Po ashtu, është bërë e ditur se 784 trupa janë nxjerrë nga zona të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë kësaj periudhe. /mesazhi





