Numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i agresionit izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 74,245, ndërsa 175,267 të tjerë janë plagosur, njoftoi WAFA.
Sipas burimeve mjekësore, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë pranuar dy viktima, një prej të cilëve kishte ndërruar jetë nga plagët e marra më herët, si dhe 35 të plagosur.
Që nga armëpushimi i 11 tetorit 2025, në Gaza janë vrarë 1,462 palestinezë dhe janë plagosur 5,151 të tjerë. Ndërkohë, nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 836 civilëve. /mesazhi




