Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i agresionit izraelit, më 7 tetor 2023, është rritur në 74,389, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 175,423, njoftuan burime mjekësore të martën.
Sipas burimeve, gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Rripit të Gazës janë dërguar shtatë viktima, përfshirë tre persona që kanë ndërruar jetë nga plagët e marra dhe një trup i pajetë i gjetur, si dhe shtatë të plagosur.
Ndërkohë, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, në Gaza janë vrarë 1,498 palestinezë dhe janë plagosur 5,306 të tjerë. Gjatë kësaj periudhe, janë nxjerrë nga rrënojat edhe trupat e 838 viktimave. /mesazhi


