Nvidia kalon Alphabet dhe Amazon për tu bërë kompania e katërt më me vlerë në botë

Bloomberg raportoi se vlera e Nvidia llogaritet në 1.83 trilionë dollarë, duke lënë pas Google me 1.82 trilionë dollarë.

Nvidia ka tejkaluar Alphabet për nga vlera e tregut ditn e Mërkure, vetëm një ditë pasi parakaloi Amazon.

Bloomberg raportoi se vlera e Nvidia llogaritet në 1.83 trilionë dollarë, duke lënë pas Google me 1.82 trilionë dollarë.

Kjo e bën Nvidian kompaninë e katërt më me vlerë në botë pas Microsoft me 3.04 trilionë dollarë, Apple me 2.84 trilionë dollarë dhe Saudi Aramco.

Kompania aktualisht po prodhon çipin H100 i cili fuqizon pjesën më të madhe të modeleve gjuhësore sot, përfshirë ChatGPT të OpenAI apo projekteve AI të Microsoft, Meta dhe Amazon.

Kompanitë më të mëdha teknologjike janë përfshirë në një garë çipesh AI ku secila synon të krijojë çipin e saj grafik për të rrëzuar monopolin e Nvidia.

Nvidia po përgatitet për linçimin e një çipi më të fuqishëm AI quajtur H200 i cili ka më shumë kapacitet memorie dhe bandwidth sesa paraardhësi.

Në fillim të muajit u raportua se Nvidia kishte investuar 30 miliardë për të ndihmuar kompanitë e tjera të ndërtojnë çipe AI. Ndërkaq rivalët e drejtpërdrejtë si Intel dhe AMD po punojnë në çipet e tyre të cilat do të konkurrojnë me H200.