Nvidia lançon aplikacionin e ri të grafikave për Windows

Konfigurimi i preferencave të ekranit për lojërat apo aktivizimi i modaliteteve të ndryshme si “Performance” dhe “Quality” do të jetë një proces shumë më i thjeshtë.

Nvidia hapi një beta publike të aplikacionit të ri Windows. Ky aplikacion i ri kombinon funksionet e tre aplikacioneve – Nvidia Control Panel, GeForce Experience dhe RTX Experience – në një aplikacion të vetëm.

Konfigurimi i preferencave të ekranit për lojërat apo aktivizimi i modaliteteve të ndryshme si “Performance” dhe “Quality” do të jetë një proces shumë më i thjeshtë.

Por mbi të gjitha aplikacioni i ri ju jep mundësi përdoruesve të përditësojnë driverat e kartës grafike pa pasur nevojë të kyçen në një llogari Nvidia.

Mjetet e performancës së lojërave janë më të lehta për tu përdorur dhe kuptuar, të paktën me aplikacioni e ri Nvidia.

Përditësimet e driverave vinë me më shumë informacion rreth gjërave që kanë ndryshuar. Në kartat grafike me AI, përdoruesit do të marrin mjete si Nvidia Freestyle, RTX Dynamic Vibrance, RTX HDR dhe opsione të tjera.

Së fundi Nvidia thotë se përgjigja e aplikacionit të ri është 50 përqind më e lartë sesa i vjetri dhe zë 17 përqind më pak hapësirë disku.