Nvidia lançon një chatbot AI që instalohet lokalisht në kompjuter

Chat with RTX gjithashtu integron videot dhe listat e luajtjes së YouTube. Përdoruesit mund të shtojnë URL-në e videos në setin e të dhënave dhe ta integrojnë për përgjigje më kontekstuale.

Nvidia sapo lançoi një version pa pagesë demo të robotit bashkëbisedues që funksionon lokalisht në kompjuterin tuaj. Është një veçori interesante duke qenë se i jep robotit qasje në të dhënat dhe dokumentet tuja.

Quajtur Chat with RTX, chatboti mund të “ushqehet” me të dhëna personale dhe të krijojë përmbledhje bazuar në ato informacione. Gjithashtu mund ti bëni pyetje si çdo roboti tjetër i cili thellohet më pas në të dhënat tuaja për të gjetur përgjigje.

Kompania thotë se përdoruesit e chatbotit mund të qasen me lehtësi në të dhënat e tyre lokale në kompjuter. Nvidia tregoi një shembull ku pyet robotin për një restorant. Softueri skanoi të dhëna lokale për të gjetur përgjigjen ndërsa mbështet formate si .txt, .pdf, .doc/.docx dhe .xml.

Chat with RTX gjithashtu integron videot dhe listat e luajtjes së YouTube. Përdoruesit mund të shtojnë URL-në e videos në setin e të dhënave dhe ta integrojnë për përgjigje më kontekstuale.

Natyrisht duke qenë se kemi të bëjmë me një demo, përdoruesit mund të ballafaqohen me probleme dhe keqfunksionime.

Shkarkoni Chat with RTX