Nvidia po përgatit variantet Super të RTX 4070 dhe RTX 4080

Të dy variantet Super parashikohet të vinë me gjerësi të lartë memorie, konkretisht RTX 4080 Super me 320-bit ndërsa RTX 4070 Super me 256-bit.

Ditët e fundit po spekulohet se Nvidia është duke përgatitur disa versione Super të kartave grafike RTX 40, e një ndër do pritet të jetë RTX 4080 Super me 20GB memorie.

Sipas një raporti të VideoCardz, informatorët e harduerit kanë hedhur dritë mbi detajet e kartave grafike RTX 4080 dhe RTX 4070 Super. Nvidia anuloi një variant 12GB të RTX 4080 një vit më parë përpara se ta ri-sillte si RTX 4070 Ti në CES.

Tashmë kompania thuhet se ka një variant 20GB të RTX 4080 ndërsa emërtimi “Super” ka munguar që prej serive RTX 20.

Të dy variantet Super parashikohet të vinë me gjerësi të lartë memorie, konkretisht RTX 4080 Super me 320-bit ndërsa RTX 4070 Super me 256-bit.

Ndërkaq RTX 4070 Super spekulohet se vjen me 16GB VRAM, më shumë sesa modelet ekzistuese RTX 4070 dhe RTX 4070 Ti me 12GB memorie.

Kur do ti prezantojë Nvidia këtë karta? Informacionet mungojnë, megjithatë edhe për seritë RTX 30 është përfolur për variante Super të cilat nuk u materializuan kurrë.