Obelisku “NewBorn” me pamje ndryshe për dhjetëvjetorin e Pavarësisë

Sot, në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN ka marrë pamje të re që është punuar mjaft bukur.

“New10orn”, shkruan në pamjen e re të këtij monumenti.

Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt.

Kujtojmë se krijuesi i “NewBorn”, është Fisnik Ismaili i cili për herë të parë e solli me pamje të re në vitin 2008.