OBSH: Festivalet dhe festat mund të përhapin linë e majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për një përhapje të mundshme të mëtejshme të lisë së majmunëve në festivalet dhe ngjarjet e mëdha të planifikuara për këtë verë në Evropë.

“Potenciali për transmetim të mëtejshëm në Evropë dhe gjetkë gjatë verës është i lartë,” tha në një deklaratë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Henri Kluge.

”Megjithatë, festivalet dhe festimet e planifikuara për muajt e ardhshëm kanë ofruar gjithashtu një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar mbrojtjen individuale dhe të komunitetit midis të rinjve, njerëzve seksualisht aktivë dhe njerëzve të lëvizshëm globalisht”, shtoi ai.

Sipas Kluges, hetimet për rastet e deritanishme sugjerojnë se shpërthimi në Evropë daton në mesin e prillit.

Është më i madhi dhe gjeografikisht më i përhapuri i raportuar ndonjëherë jashtë Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, zona ku lija e majmunëve është endemike.

Kluge tha se ”trasmetimi i shpejtë i lisë së majmunëve është ndihmuar nga heqja e kufizimeve të Covid-19 në pjesën më të madhe të Evropës muajt e fundit. Edhe pse shumë raste janë lidhur me aktivitetin seksual deri më tani, por virusi mund të prekë këdo”. /atsh