OBSH: Koronavirusi afër që të kthehet në një pandemi

Kërcënimi që koronavirusi të bëhet një pandemi tani është “shumë afër reales”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shëndetit të Kombeve të Bashkuara tha se virusi kishte filluar të krijonte “një themel në shumë vende”, gjë që do të thotë se rreziku i një pandemie ishte shumë afër.

Sidoqoftë, në konferencën e tij të përditshme, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus përshëndeti faktin që – për momentin – vetëm një pjesë e vogël e vendeve po tregojnë shenja të transmetimit të vazhdueshëm.

Ai u bëri thirrje qeverive që merren me përhapje që të përqendrohen në strategjitë për të ndaluar përhapjen e virusit.