OBSH miraton vaksinën e dytë kundër malaries

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të hënën përdorimin e një vaksine të dytë të malaries për të frenuar sëmundjen kërcënuese për jetën, e përhapur te njerëzit nga mushkonjat. Vaksina R21/Matrix-M, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, do të bëhet e disponueshme nga mesi i vitit 2024.

“Pothuajse saktësisht dy vjet më parë, OBSH rekomandoi përdorimin e gjerë të vaksinës së parë të malaries në botë të quajtur RTS,S,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. R21/Matrix-M është prodhuar nga Instituti i Serumit të Indisë dhe përdor ndihmësin Matrix M të Novavax.

Adar Poonawalla, CEO i Institutit të Indisë, tha se kishte prodhuar më shumë se 20 milionë doza në pritje të rekomandimit të OBSH-së. Kompania shtoi se mbi 1.7 milionë fëmijë në Gana, Kenia dhe Malavi kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe do të shpërndahej në nëntë vende të tjera endemike të malaries nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Malaria vret mbi 600,000 çdo vit globalisht, shumica prej tyre fëmijë në Afrikë. /abcnews