Midis 1 janarit dhe 15 shtatorit 2023, Jemeni përjetoi mbi 5000 raste kolere, duke rezultuar në 7 vdekje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Kjo situatë alarmante është përkeqësuar nga lufta e vazhdueshme civile e vendit, duke çuar në një krizë humanitare të karakterizuar nga sfida si aksesi i pamjaftueshëm në ujë të pastër, kequshqyerja dhe mungesa e burimeve mjekësore.
Mbi 22 milionë nga popullsia 30 milionëshe e Jemenit vlerësohet se kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, duke krijuar një terren pjellor për përhapjen e sëmundjeve si kolera. /mesazhi

