Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së ka kritikuar ashpër vendimin e Izraelit për të pezulluar aktivitetin e dhjetëra organizatave humanitare në Rripin e Gazës, duke e cilësuar atë si “të papranueshëm” dhe “skandaloz”.
Reagimi vjen pasi Izraeli njoftoi se 37 organizata të ndihmës humanitare do të ndalohen të veprojnë në Gaza duke filluar nga 1 janari, nëse nuk respektojnë udhëzimet e reja izraelite. Këto rregulla kërkojnë dorëzimin e informacionit të detajuar mbi stafin palestinez të punësuar nga organizatat.
Zyrtari i OKB-së paralajmëroi se një vendim i tillë rrezikon seriozisht shpërndarjen e ndihmës jetike për popullsinë civile dhe përkeqëson më tej krizën humanitare në Gaza, ku miliona njerëz varen nga ndihma ndërkombëtare për mbijetesë.
Organizatat humanitare kanë shprehur shqetësim se masat e reja do të kufizojnë rëndë veprimtarinë e tyre dhe do të pengojnë ofrimin e shërbimeve mjekësore, ushqimore dhe emergjente për civilët. /mesazhi







