Ballina Lajmet OKB: Eksodi nga Siria veriperëndimore tejkalon shifrën 800 mijë

OKB: Eksodi nga Siria veriperëndimore tejkalon shifrën 800 mijë

Qeveritë evropiane dhe Kombet e Bashkuara (OKB) të premten shprehën shqetësim për përshkallëzimin e dhunës që ka detyruar më shumë se 800.000 sirianë të ikin nga shtëpitë e tyre në rajonin e Idlibit që nga dhjetori, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në emër të anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE), Sven Jurgenson, ambasadori i Estonisë në OKB, tha se ofensiva e regjimit sirian e mbështetur nga Rusia ka shkaktuar “një nga zhvendosjet më të këqija në botë të shkaktuara nga njeriu ndër vite”.

“Sulmet vazhdojnë të përfshijnë caqe civile në zona me popullsi të dendur, objekte shëndetësore dhe vendbanimet e personave të zhvendosur brenda vendit”, u tha Jurgenson gazetarëve pas bisedimeve me dyer të mbyllura për krizën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York.